Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka nisur vizitën në Shqipëri.
Me të mbërritur në Tiranë, Dendias nuk i është drejtuar Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, sicc ishte njoftuar fillimisht në agjendë.
Siç njofton vetë në Twitter, ministri i Jashtëm grek është takuar më kreun e OMONIA-s, për Himarën, Fredi Beleri.
“Në fillim të vizitës sime në Tiranë, u takova me Kryetarin e Degës së Omonias në Himarë, Fredi Beleri, i cili më informoi për çështjet që kanë të bëjnë me pakicën kombëtare në Shqipëri”, shkruan ministri i jashtëm grek.
Nikos Dendias është me origjinë shqiptare dhe mbiemri i tij real është Deda, kjo e konfirmuar edhe persona pranë kryediplomatit.
Megjithatë, mbetet e pakuptimtë ndalesa e tij në qytezën e Himarës dhe për më tepër takimi me një personazh të dyshimtë.
Fredi Beleri është marrë nën hetim nga SPAK për masakrën e Peshkëpisë, si një prej protagonistëve të sulmit ndaj repartit ushtarak shqiptar në kufi me Greqinë, nga disa ekstremistë grekë, në përbërje të të cilëve kishte edhe persona me origjinë shqiptare.
Κατά την έναρξη της επίσκεψής μου στα Τίρανα, συναντήθηκα με τον Πρόεδρο του Παραρτήματος της Ομόνοιας στη Χειμάρρα Φρέντη Μπελέρη, ο οποίος με ενημέρωσε για τα ζητήματα που απασχολούν την 🇬🇷 Εθνική Μειονότητα στην Αλβανία. pic.twitter.com/HriV3SDbki
— Nikos Dendias (@NikosDendias) May 23, 2022
Discussion about this post