Një tjetër sulm me armë zjarri është regjistruar në orët e vona të së martës në plazhin e Velipojës ku si pasojë e të shtënave është plagosur Pjerin Brushtulli.
48-vjeçari sapo kishte dalë nga burgu dhe sipas të dhënave nga policia, ai ka marrë dy plumba në pjesën e barkut. Ai u transportua më pas në spitalin e Shkodrës ku ka marrë ndihmën mjekësore. Po sipas policisë bëhet me dije se Brushtulli sapo kishte përfunduar dënimin për vrasje ndërsa vuajti 15 vite heqje lirie pasi në vitin 2002 vrau bashkëfshatarin e tij.
Njoftimi i policisë saktëson se rreth orës 22:00, në Velipojë, në afërsi të një resorti, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, shtetasi P. B. 48 vjeç, banues në Shkodër, i cili po transportohet për në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupe të FNSH Shkodër, është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj me qëllim kapjen e autorit/eve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethava të ngjarjes me qëllim identifikimin e autorit/ëve.
Discussion about this post