Florenc Bicerri, polic i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, është arrestuar në Turqi për trafik droge. Pas lajmit, me urdhër të kreu të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Bicerri është përjashtuar nga strukturat policore.
Në media qarkullon fotoja e Bicerrit, ndërsa ai tashmë do përballet me drejtësinë për ngjarjen e rëndë në të cilën është përfshirë.
NJOFTIMI I PlOTË:
Në lidhje me një rast të trafikimit të lëndëve narkotike, të goditur nga autoritetet turke ju sqarojmë se:
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët turq, në lidhje me një rast trafikimi të lëndëve narkotike, në të cilin janë të përfshirë 3 shtetas shqiptarë, njëri prej tyre punonjës policie, ka ngritur një grup të dedikuar hetimor, për hetimin e rastit.
Sqarojmë se punonjësi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, shtetasi Florenc Bicerri, tashmë i arrestuar në Turqi, ka dalë nga Shqipëria, nëpërmjet Rinasit, më datë 05.10.2022.
Për këtë punonjës policie, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar përjashtimin e menjëhershëm dhe përgjithmonë, nga Policia e Shtetit.
Ndërkohë, grupi i dedikuar hetimor, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe me homologët turq, po vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të rastit, evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rast të trafikimit të lëndëve narkotike.
Discussion about this post