Një grup kriminal që kalonte shqiptarë të paligjshëm për në Greqi është shkatërruar nga policia.
Media greke Protothema.gr raporton se numri i të arrestuarëve ka shkuar në 17, ku mes tyre 7 janë efektivë policie që punonin në pikën kufitare greke në Kristalopigji që lidh Shqipërinë me Greqinë.
Grupi kriminal ka lejuar kalimin e paligjshëm të 1700 shqiptarëve të paligjshëm në Greqi, kundrejt pagesës.
Sipas llogaritjeve vlerësohet se shuma që grupi kriminal ka përfituar nga shqiptarët të jetë 700 mijë euro.
Çdo oficer policie i përfshirë në rrjet, merrte një shumë mujore nga 2000 deri në 10000 euro në varësi të produktivitetit.
Në kontrollet fizike, si dhe në banesa dhe lokale janë gjetur dhe sekuestruar:
-463.000 euro, 380 dollarë australianë, 19 dollarë amerikanë, 20 dinarë të Shkupit dhe 8.540 lekë shqiptare,
– 511 pako cigare dhe 17 paketa duhan, pa akcize.
-shënime të shkruara me dorë,
-2 pasaporta në të cilat është vërtetuar në mënyrë të rreme hyrje/dalja për në dhe nga territori grek dhe armë gjahu dhe 122 fishekë.
Discussion about this post