Thirrjes së opozitës për të protestuar kundër Qeverisë iu përgjigjën sot mijëra qytetarë, të cilët zbritën në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”.
Për këtë protestë ka reaguar pak më parë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Noka thotë se kjo protestë ishte cunami i njerëzve të lirë, i demokratëve, i opozitarëve, i socialistëve, i qytetarëve të pa parti, i kauzave të drejta dhe i besimit.
“Ky është cunami i njerëzve të lirë, i demokratëve, i opozitarëve, i socialistëve, i qytetarëve të pa parti, i kauzave të drejta, i besimit se ky vend do të ndryshojë. Sot Tirana ndriçonte nga energjia e tyre”, shkruan ai.
Discussion about this post