Shifra të frikshme janë regjistruar në Kolumbi, teksa 6 persona janë ekzekutuar brenda ditës në 4 atentate të ndryshme. Këto vrasje u shënuan në Komunën Medelin.
Rasti I parë ndodhi në orën 01:00 të mëngjesit në rrugën 64F, ku dy burra u qëlluan nga një kamion dhe një motoçikletë, njëri nga të cilët humbi jetën. Në atentatin e dytë u ekzekutua një burrë rreth të 30-ave, me flokë të zeza dhe i dobët, i cili kishte veshur një xhaketë të zezë, xhinse blu dhe këpucë gri. Po në të njëjtën komunë, një tjetër person u vra rreth orës 11:00 në lagjen La Huerta.
Vrasja e radhës ndodhi në San Cristóbal, ku viktima ishte një burrë i identifikuar si Rosmil Aníbal Villarroel Muñoz, 36 vjeç me kombësi venezueliane. Ky person është vrarë me thikë. Ai ka pësuar disa lëndime të rënda në gjoks.
Një tjetër ekzekutim ndodhi rreth orës 08:00 në komunën Guayabal, ku u gjet një taksi e braktisur me dy trupa brenda të mbështjellë me thasë. Midis 1 janarit dhe 29 nëntorit ka pasur 346 vrasje në Medellín.
Discussion about this post