HIV vijon të mbetet një nga sëmundjet më shqetësuese në botë, e cila deri më tani besohet se u ka marrë jetën më shumë se 40 milionë njerëzve.
Gjatë vitit 2021, nga komplikacionet prej AIDS vdiqën 650.000 mijë njerëz, ndërsa 1.5 milionë të tjerë u infektuan me virusin vdekjeprurës.
Sipas të dhënave të OBSH-së, sot me HIV jetojnë rreth 43 milionë njerëz, ku dy të tretat e tyre jetojnë në kontinentin afrikan.
Edhe pse AIDS fillimisht u paragjykua si një sëmundje që prekte vetëm homoseksualët apo personat që përdornin shiringa të infektuara, prej saj janë prekur dhe kanë humbur jetën edhe mjaft persona të famshëm. Më i famshmi prej tyre është ikona e grupit Queen, Freddie Mercury, i cili vdiq nga komplikacionet e AIDS në vitin 1991 vetëm një ditë pasi kishte pranuar se vuante nga sëmundja e shekullit.
Mercury nuk ishte i vetmi. Më poshtë po ju sjellim disa personazhe të tjerë të famshëm që u infektuan me HIV dhe humbën jetën prej AIDS.
1. Rock Hudson (1925-1985)
Një nga meshkujt më të pashëm të kinemasë në vitet 195-1960, Hudson ishte ylli parë që vdiq nga AIDS.
I njohur për romancat e tij me yjet si Doris Day, Julie Andrews, Hudson u detyrua të martohej për të fshehur homoseksualitetin e tij. Ai ishte mik i ngushtë i Elizabeth Taylor, e cila pas vdekjes së tij themeloi Fondacionin Amerikan për Kërkimet ndaj AIDS.
2. Anthony Perkins (1932-1992)
Perkins është i njohur për portretizimin e Norman Bates, në klasikun e Hitchcock “Psycho”. Gjatë kësaj kohe ai mori një Golden Globe si Ylli i Ri i Vitit. Perkins ishte i njohur për lidhjet e tij si me meshkuj edhe me femra. Ai vdiq në vitin 1992 nga pneumonia e shkaktuar prej AIDS.
3. Arthur Ashe (1943-1993)
Ashe ishte tenisti i parë afrikano-amerikani i zgjedhur në ekipin e U.S. Davis Cup team dhe i vetmi person me ngjyrë, i cili fitoi dy tituj në Wimbledon.
Ai vdiq prej komplikacioneve të AIDS në vitin 1993. Pas vdekjes President Bill Clinton e nderoi Ashe me Medaljen Presidenciale të Lirisë.
4. Gia Carangi (1960-1986)
Carangi ishte cilësuar si “World’s First Supermodel,” ndërsa ishte shfaqur 4 herë në ballinën e Vouge, 5 në atë të Cosmopolitan dhe në fushata për Armanin, Versace dhe Christian Dior vdiq pa mbushur 23 vjeç.
5. Pedro Zamora (1972-1994)
I famshëm sidomos për paraqitjen e tij në sezonin e tretë të MTV’s The Real World, Zamora u diagnostikua me HIV në moshën 17-vjeçare. Ai u bë njeriu i parë HIV pozitiv që u shfaq në televizionin si ylli kryesor i The Real World’s në vitin 1994, Zamora pati lidhje me edukatorin e AIDS-it, Sean Sasser, ndërsa jetonte në shtëpinë e Real World’s dhe të dy shkëmbyen betimet në ceremoninë e parë televizive të lidhjes mes të njëjtit seks. Mjerisht, Zamora vdiq disa orë pasi u transmetua finalja. Pedro, një film i vitit 2008 i shkruar nga skenaristi fitues i Oskarit, Dustin Lance Black, dramatizoi jetën e Zamoras.
6. Ryan White (1971-1990)
Në vitet 1980, Ryan White i lindur në Indiana u bë fëmija poster i epidemisë së AIDS-it. Ai ishte hemofil dhe e mori sëmundjen prej transfuzioneve me gjakun e infektuar me HIV.
7. Amanda Blake (1929-1989)
Blake ishte një aktore amerikane, më e njohur për rolin e saj si Miss Kitty në Gunsmoke. Mënyra se si ajo u infektua me HIV mbetet një mister, por e listuar në certifikatën e saj të vdekjes si shkak i pjesshëm i vdekjes ishte hepatiti CMV (citomegalovirus), një gjendje e lidhur me AIDS. Burri i saj i katërt dhe i fundit, Mark Spaeth (1944-1985), gjithashtu vdiq nga ndërlikimet e lidhura me AIDS.
8. Peter Allen (1944-1992)
Allen është i njohur për këngën e tij fituese të Oskar “Arthur’s Theme” (e shkruar në bashkëpunim me të tjerë) dhe si kompozitor i Olivia Neëton-John, Carly Simon, Frank Sinatra etj. Allen, i zbuluar si talent nga Judy Garland, më vonë u martua me vajzën e saj, Liza Minnelli, por çifti u nda pas shtatë vitesh. Pas divorcit të tyre, Allen jetoi me partnerin e tij afatgjatë, modelin Gregory Connell, deri në vdekjen e Connell nga AIDS në 1984. Vet Allen vdiq në vitin 1992 po nga AIDS. Hugh Jackman më vonë do të luante në një muzikal për jetën e Allen, The Boy From Oz.
Discussion about this post