Punonjësit e bashkisë së Peqinit nuk kanë marrë pagat e tyre që prej 8 muajsh. Kjo duket se ka krijuar pakënaqësi por edhe pasiguri këtë fundviti.
Mësohet se shkak është bërë keqpërdorimi dhe keq menaxhimi i fondeve dhe të ardhurave të mbledhura nga bashkia.
Kujtojmë që shpesh krerët e Bashkive dhe drejtuesit e tyre janë akuzuar edhe nga kryeministri Edi Rama për paaftësi në menaxhim por edhe në përdorimin e fondeve publike.
Discussion about this post