Një shtetas shqiptar, Andi Alushi dhe një shtetas lituanez, Valdemaras Kasinskas janë shpallur fajtor dhe dënuar nga gjykata e Kurorës në në Shefielld me nga 19 vjet e 6 muaj burg pasi kishin rrëmbyer dhe keqtrajtuar fizikisht dy shtetas shqiptarë.
Më 14 maj 2022 Kasinskas dhe Alushi u arrestuan nën dyshimin e plagosjes.
Atë ditë ficerët e policisë së Mbretërisë së Bashkuar ushtruan kontroll në një banesë në Sheffield gjetën dy shqiptarët e identifikuar me inicialet E. R. dhe O. L. që mbaheshin të lidhur me zinxhirë tek radiatorët.
Menjëherë pas kësaj u bë arrestimi i 27-vjeçarit shqiptar dhe 39-vjeçarit lituanez.
Hanin si qentë
Mediat britanike shkruajnë se të rrëmbyerit janë gjetur në dhoma gjumi të veçanta në katin e dytë të banesës, ndërsa pranë tyre ishin tasa bosh të ngjashme me ato ku ushqehen qentë. Dy shqiptarët e rrëmbyer detyroheshin të hanin aty pasi ishin lënë pa ngrënë për ditë të tëra. Ata madje janë filmuar duke ngrënë në këto tasa gjatë 10 ditëve të marrë peng.
Gjithashtu njëri prej viktimave kishte djegie të rënda në dorë, pasi ishte sulmuar dhe përvëluar.
Kryeinspektori i policisë Mark Oughton, i cili drejtoi hetimin, tha: “Ajo që oficerët gjetën brenda asaj shtëpie ishte thellësisht shqetësuese, prova e qartë se dy persona ishin mbajtur të burgosur dhe i ishin nënshtruar një trajtimi absolutisht barbar.
Tortura është e vetmja fjalë për të përshkruar atë që Kasinskas dhe Alushi i bënë njërës prej viktimave, duke e rrahur me dhunë dhe duke e djegur me ujë përvëlues, duke i shkaktuar lëndime të konsiderueshme djegieje.
Para në këmbim të lirimit
Pengmarrësit bënin me faj dy shqiptarët për zbulimin e shtëpisë me kanabis dhe kërkonin nga familjet e tyre në Shqipëri para për lirimin e dy pengjeve.
Ata kishin filmuar viktimat duke duruar trajtimin poshtërues dhe degradues me qëllim që të shantazhonin familjet e tyre në Shqipëri
“Kur u përballën me dëshminë e viktimave, provat mjeko-ligjore, provat telefonike dhe dixhitale, kjo dyshe kriminale nuk kishte asnjë alternativë veçse të pranonte fajësinë një javë përpara se të fillonte gjyqi, tha polici për median britanike
Si u zbuluan
Gjithçka u zbulua në momentin kur lituanezi i tregoi një lituanezi videot në celular ku viktimat hanin në tasat e qenve e kërcenin ndërsa një burrë me hanxhar në dorë i shikonte. Lituanezi i shokuar me pamjet e videove bëri denoncimin në polici.
Hetimet
Mes dy shteteve Mbretëri e Bashkuar dhe Shqipëri u kryen hetime paralele dhe u ngrit një skuadër e përbashkët hetimi.
Në lidhje me ngjarjen nga Prokuroria e Specializuar në Njësinë e Çështjeve Komplekse të Yorkshire dhe Humberside të Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës të Anglisë dhe Uellsit, janë zhvilluar hetime në kuadër të “Operacioni Lakeside Kilo”.
Pas shkëmbimit të informacionit ndërmjet autoriteteve policore të Mbretërisë së Bashkuar dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në lidhje me këtë fakt, është regjistruar proçedimi penal, për veprat penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, i kryer kundër disa personave në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 109/3 e 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal
Në gusht 2022 u krijua një Skuadër e Përbashkët Hetimore për hetimin e këtyre çështjeve. Pjesë e Skuadrës së Përbashkët hetimore nga Mbretëria e Bashkuar janë Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës dhe Shërbimi i Policisë së Yorkshire të Jugut, ndërsa nga Shqipëria janë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Byroja Kombëtare e Hetimit, si dhe oficerë të shërbimit të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Në shtator 2022 pjesëtarë të Skuadrës së Përbashkët Hetimore nga Shërbimi i Policisë së Yorkshire të Jugut erdhën në Shqipëri dhe kryen veprime të shumta hetimore, në kuadër të hetimeve paralele që po zhvilloheshin si në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu dhe në Shqipëri.
Më 03 janar 2023 Andi Alushi dhe një shtetas lituanez, Valdemaras Kasinskas u dënuan për veprat penale të kryera prej tyre me nga 19 vjet e 6 muaj burgim. Ndërkohë që në bashkëpunim me autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar hetimet vazhdojnë për zbulimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Discussion about this post