Gjykata e Apelit në Durrës ka zbutur masën e sigurisë për ish-zv/drejtorët e policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, të arrestuar për ngjarjen e Elbasanit në fushatën zgjedhore të 25 prillit.
2 ish-zv drejtoret e policisë së Elbasanit janë marrë të pandehur nga prokuroria e Elbasanit, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Deklarimit të rremë para oficerit” lidhur me ngjarjen e dy viteve më parë ku u vra Pjerin Xhuvani.
Punonjësit e policisë që ishin në vendin e ngjarjes, përfshirë dhe dy zëvendësdrejtorët dyshohet se kanë dhënë dëshmi kontradiktore në raport me atë që kanë filmuar kamerat e sigurisë, kjo dyshohet që ka qenë edhe arsyeja e kërkesës fillimisht të masës së sigurisë “arrest në shtëpi” për dy zv/drejtorët, tashmë e zbutur në detyrim paraqitje.
Në 21 prill 2021, në Elbasan mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë Eltjon Bodinaku, punonjësja e policisë Xhensila Sota, dhe dy anëtarët e grupit të mbrojtjes së votës, Emiljano Prenga dhe Pavlo Vuksani.
Ndërkohë për vrasjen e Xhuvanit, i pandehur është marrë ish-efektivi i policisë Arbër Papleka.
Discussion about this post