Shqiptarët gra e burra të veshur me xhupa firmë e bluza kashmir, çanta e çizme të shenjuara me logot e firmave më të shtrenjta kishin marrë boçe/torba qeska e çanta dore, në përpjekje për të shmangur valixhet që ishin me pagesë.
Kur në hyrje të avionit i detyronin të paguanin për çantat shtesë, fillonte debat i madh. Një vajzë trupmadhe veshi dy xhupa në përpjekjen e saj të pashpresë për të boshuar një nga çantat e dorës që duhet të paguante. Aq shumë çanta e boçe kishin sa nuk dilnin kompartamentet sipër sediljeve.
Ndaj edhe pjesa më e madhe e tyre u detyruan të rrinin me këmbët përpjetë sepse tek vendi i ngushtë midis sediljeve duhet të mbanin çantat edhe boçet. Ndërsa ne të tjerët, xhupat duhet t’i mbanim në duar, si mirëkuptim për bashkëatdhetarët tanë, të cilët ndonëse të veshur me Moncler, ishin të varfër për të udhëtuar komod me valixhe.
2. Për 1 orë e 30 minuta 4 çuna të rritur kanë qeshur me të madhe pa pushim. Ndodh që ndonjë foshnjë 6 muajshe të qajë pa pushim gjatë fluturimit. Por tek dëgjoja në 12 të natës 4 të rritur që qeshin me zë të lartë për 1 orë e 30 minuta, pa asnjë pauzë aq të nevojshme për humanët e tjerë në atë orë të vonë, mendoja çfarë kanë në vend të trurit? Një rast ekselent për studim!
3. Sapo avioni vendosi rrotat në tokë rreth orës 12.35 të natës, dëgjova zërin e Luis Ejllit. Dy vajzat që ishin para meje hapen menjëherë telefonat edhe dëgjonin Big Brother.
4. Teksa Luisi llomotiste në telefonin e vajzave, çunat e gajasur nuk pushonin, filloi sërisht lufta e torbave. Një grua rreth të 30-ve e veshur mirë e ulur në rreshtin e 4, bllokoi daljen nga avioni të njerëzve të lodhur, sepse nuk po gjente një nga shumë torbat e saj të dorës. Madje u jepte urdhër njerëzve të ngrtitur në këmbë të shikonin në vendmbajtëset afër tyre për çantën e saj blu.
Gra të veshura me peliçe nuk i nxinte dera e autobozit nga çantat që kishin krahëve.
Në Milano bashkëatdhetarët e mi kishin blerë lecka e rroba të shtrenjta me para, por kultura edhe respekti karshi lirisë së tjetrit, nuk shitet kund në Milano e nuk blihet kërkund me para.
Discussion about this post