Vlerat e ulëta barike do të diktojnë motin në vendin tonë duke sjellë në Shqipëri alternime kthjellimesh dhe vranësirash për gjatë gjithë 24 orëshit. Pritet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izolauara, ku të dukshme reshjet parashikohet të jenë në Verilindje dhe Juglindje të territorit shqiptar në formën e dëborës. Mbrëmja dhe nata vonë do të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike në pothuajes gjithë vendin tonë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë renie të ndjeshme në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga -5°C deri në 14°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga Verilindore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
Discussion about this post