Nedim Bajrami nuk ka dhënë më të mirën në këtë sezon tek Empoli, por prapë ai ngelet vendimtar për toskanët. Fantazisti kuqezi është gjithnjë problem për mbrojtjen kundërshtare. Në sfidën e fiundit ndaj Interit, ai dha kontributin e tij në golin e vetëm të sfidës, që i dha fitoren Empolit.
Në 18 takime në këtë sezon në Serie A, ka shënuar gol dhe ka dhënë assist. Ai ka qenë në fushë për 927 minuta. Emri i tij është ndër më të përmendurit në mediat italiane për një largim të mundshëm në merkaton e janarit. Interesim për të përveç ekipeve nga Serie A, ka edhe nga skuadra e Valencias.
Skuadra e La Liga-s që drejtohet nga Xhenaro Gattuso ka si objektiv që të sjelle një futbollist të aftë të ndërtojë në mesfushë dhe Bajrami është profilI I duhur. Por që të bindtë drejtuesit e Empolit, klubi spanjoll duhet që të bëjë një ofertë interesante.
Lojtari i kombëtares shqiptare ka një kontratë deri në vitin 2024 me Empolin. Ai u bashkua me toskanët në vitin 2020 ndërsa me kalimin e kohës është shndërruar në një lider për skuadrën italiane. Klubi italian e vlerëson kartonin e Bajramit 8 mln euro.
Discussion about this post