Grupi i strukturuar kriminal i trafikut të drogës Shqipëri-Itali i shkatërruar sot nga autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare, në koordinim me EUROJUST, drejtohej nga 3 shqiptarë të identifikuar. Nga ky operacion janë sekuestruar 4 milionë euro dhe sasi të mëdha lënde narkotike.
Altin Dumani, kreu i SPAK, bëri me dije se në Shqipëri janë dhënë 20 masa ‘arrest në burg’ nga të cilat janë ekzekutuar 15 dhe 1 person në ‘arrest shtëpie’.
“Si rezultat i këtij hetimi të përbashkët është bëri i mundur të sekuestrimi i sasive të mëdha të drogës. Veprimtaria kriminale e këtij grupi ishte e përqendruar kryesisht në Durrës sa i përket Shqipërisë. Hetimet kanë bërë të mundur evidentimin e tre drejtuesve të grupit kriminal që janë 3 shqiptarë, që kanë drejtuar dhe organizuar trafikun ndërkombëtar të drogës”, tha prokurori i SPAK.
Info24 Tv siguron emrat e 21 personave për të cilët SPAK kërkon arrestimin.
Disa prej tyre kanë nga tre emra. 15 prej tyre janë arrestuar me urdhër të SPAK dhe ndodhen prapa hekurave.
Veprimtaria kriminale e këtij grupi ishte e përqendruar kryesisht në Durrës sa i përket Shqipërisë. Hetimet kanë bërë të mundur evidentimin e tre drejtuesve të grupit kriminal që janë 3 shqiptarë, që kanë drejtuar dhe organizuar trafikun ndërkombëtar të drogës.
Përveç SPAK, Njësisë së posaçme policore, Policisë së Durrësit në mbështetje të kolegëve nga Tirana ka marrë pjesë edhe Guardia di Finanza.
Emrat
Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Ago
Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago
Emirajana Beu
Dorian Beu
Syrjan Tola
Igli Lala alias Oltion Lala
Ramazan Grada
Florid Vukaj
Gjergj Zefi
Renato Zefi
Rexhep Dallupi
Alferd Luli
Saimir prenga
Lorik Prengaj alias Fabio Prenga
Françesko Çeçi alias Francesko Ceci
Ilir Duro
Lulzim Selimi
Dhimitër Nina
Eledjo Dedej
Enkeleda Bakalli
Discussion about this post