Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka reaguar sot për sulmin që ndodhi në mesnatë në televizionin “Top Channel”.
Në një postim në rrjete sociale, Celibashi dënon sulmin ndaj dhe inkurajon organet ligjzbatuese në gjetjen sa më shpejt të autorëve.
“Sulmi me armë ndaj selisë së TCH, është sulm ndaj interesit publik. Tragjike humbja e jetës së punonjësit pranë kësaj medie. Përcjell ngushëllimet e mia më të thella për familjarët e të ndjerit. Inkurajim dhe mbështetje për organet ligjzbatuese në gjetjen sa më shpejt të autorëve”, shkruan Celibashi.
Rreth orës 01:00 të pasmesnatës së të dielës, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të “Top Channel”. Si pasojë e të shtënave humbi jetën roja i sigurisë, shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).
Discussion about this post