Personi që shihni në foto është Pal Kola, punonjësi i sigurisë, 60 vjeç, i cili humbi jetën si pasojë e sulmit me armë zjarri ndaj ambienteve të “Top Channel”.
Ngjarja ka ndodhur, rreth orës 01:00, në Mëzes, ku në rrethana ende të paqarta, persona të paidentifikuar qëlluan ndaj ambienteve të TCH.
Si pasojë e të shtënave u vra roja i objektit, ndërkohë që një automjet tip “Range Rover” u gjet i djegur në mes të rrugës, në Golem.
Brenda automjetit janë gjetur 2 armë zjarri, ndërsa në vendngjarje 20 gëzhoja.
Ende nuk dihen arsyet dhe motivet e ngjarjes së rëndë.
Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Discussion about this post